Loading…

Policia jep detaje për arrestimin e zyrtarit të BQK’së

  • 23/11/2018 | 14:27

Policia jep detaje për arrestimin e zyrtarit të BQK’së

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Shefin e Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa në Bankën Qendrore, Agon Ramadani.


Siç edhe raportoi Gazeta Metro më herët, Policia  e Kosovës konfirmon se ai është arrestuar pasi ka falsifikuar diplomën universitare për t’i siguruar vetes pozita udhëheqëse.

“Sot më 23 nëntor 2018, Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara lidhur me dyshimet për  veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve ” dhe “Legalizimi i përmbajtje së rreme” kanë arrestuar personin e dyshuar me iniciale (A.R. viti i lindjes 1970)”, shkruan në komunikatën e Policisë.

“I dyshuari i lartë përmendur dyshohet se që nga viti 2008, ka përdorur diplomën e falsifikuar universitare për t’i siguruar vetes pozita udhëheqëse në një institucion”.

“Me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative, veprave penale dhe në veçanti luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gazeta Metro mëson se i arrestuari është vëllai i Hetem Ramadanit, i njohur për opinionin si nutricist i cili pretendon se mund të shërojë sëmundje të rënda përmes dietave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë