Loading…

Policia jep detaje për gruan që u rrëmbye në Fushë Kosovë

  • 24/06/2019 | 15:37

Policia jep detaje për gruan që u rrëmbye në Fushë Kosovë

Në lagjen ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë, një grua është rrëmbyer nga dy persona dhe është futur me dhunë në veturë, shkruan Gazeta Metro.


Policia ka treguar se deri tani Policia e Kosovës posedon informatën se dy persona të dyshuar kanë futur me forcë në veturë një grua dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu nga policia kanë thënë se janë duke punuar në sqarimin e çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, posedon informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur një grua me forcë  në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht në koordinim me institucionet kompetente jemi duke punuar me qellim të sqarimit të çdo rrethanë që lidhet me këtë ngjarje”, ka thënë shkurt Ahmeti për Metron përmes telefonit.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet shqetësuese ku gruaja futet me dhunë në veturë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë