Policia ka dhënë detaje për humbjen e jetës së një personi si pasojë e djegies së një shtëpie në fshatin Nepërbisht të Suharekës, shkruan Gazeta Metro.
Dje rreth orës 07:44, është raportuar se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle).
Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti duke u hetuar. /gazetametro.net