Loading…

Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë (Foto)

  • 17/05/2017 | 18:39

Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë (Foto)

Një person ka mbetur i plagosur në kryeqytet, në rrugën Eqrem Çabej, të mërkurën pasdite.


Lajmin e ka konfirmuar për gazetametro.net, zëdhënësja e Policisë pë rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Rreth orës 17:44 kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ku është plagosur një person i cili është dërguar në QKUK, për tretman mjekësore. Bëhet fjalë për një mashkull T.J. (1992). Ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ende nuk dihen motivet e kësaj plagosjeje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë