Loading…

Policia jep detaje për sulmin ndaj Arbana Xharrës (Foto)

  • 13/05/2017 | 09:49

Policia jep detaje për sulmin ndaj Arbana Xharrës (Foto)

Policia e Kosovës ka njoftuar se Arbana Xharra, pas sulmit që i ndodhi gjatë natës, tashmë është në gjendje stabile. Policia thotë se po punohet në zbardhjen e këtij sulmi.


“Me datë 13.05.2017 rreth orës 01:18, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një rast sulm fizik, i cili ka ndodhur në një lokacion në Rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar Njesitë Policore të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, duke dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se viktimë e sulmit ka qenë A. Xh”,  ka shkruar policia në njoftim.

Sipas informacioneve fillestare të organeve të rendit, dyshohet se viktima është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur deri më tani.

“Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK, të cilët kanë vlerësuar se gjendja e saj është stabile. Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, thotë më tej policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë