Loading…

Policia jep detaje për therjen me thika në Pejë: Një i ri në gjendje të rëndë

  • 23/05/2019 | 22:42

Policia jep detaje për therjen me thika në Pejë: Një i ri në gjendje të rëndë

Një person është gjendje të rëndë shëndetësore, pas një përleshje me thika që ka ndodhur më herët në qytetin e Pejës, transmeton Gazeta Metro.


Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Metro zyrtari për informim në Policinë e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se për shkak të gjendjes së rëndë, një person është dërguar nga spitali i Pejës në QKUK.

“Rreth orës 19:45 policia ka pranuar informatë se në emergjencën e spitalit të Pejës gjendët një i ri në gjendje të rëndë, si pasojë e therjes me thikë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka bërë të ditur se përleshja ka ndodhur mes disa të rinjëve. Personi në fjalë është dërguar në QKUK”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka njoftuar se një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin.

“Në lidhje me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar. Policia po vazhdon tutje të hetojë rastin”, ka thënë Rugova./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë