Loading…

Policia jep detaje për vdekjen e burrit nga Vushtria: Ishte zhdukur tashmë e një javë

  • 05/11/2019 | 12:01

Policia jep detaje për vdekjen e burrit nga Vushtria: Ishte zhdukur tashmë e një javë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e burrit nga Vushtrria, i cili ishte zhdukur qe një javë, po konsiderohet si e dyshuar, shkruan Gazeta Metro.


Përmes raportit 24 orësh, policia njofton se viktima është gjetur pa shenja jete nga ekipet e FSK’së.

Mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me rastin raportohet se me datë 04.11.2019 nga Njësitet për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar i shpallur si person i zhdukur ditë më parë. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë