Loading…

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë të 12 vjeçarit në Vushtrri

  • 21/05/2022 | 22:01

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë të 12 vjeçarit në Vushtrri

Një nxënës i klasës së gjashtë ka vdekur në Vushtrri. Humbjen e fëmijës së mitur, e ka konfirmuar shkolla “Liria” në Strofc të Vushtrrisë, ku i ndjeri vijonte mësimet. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës  ka bërë të ditura informacionet e fundit.


Për Gazetën Express, më shumë detaje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka konfirmuar se 12-vjeçari është gjetur i vdekur sot, rreth orës 14:00, në shtëpinë e tij në fshatin Bequk.

Ky rast po cilësohet i dyshimtë nga Policia.

“Vdekje dyshimtë. Sot, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë, është gjetur pa shenja jete viktima fëmija i moshës 12  vjeçar”, ka thënë Zahiti.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se njësitë relevante policore dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti për gazetën.

Ndërkaq, SHFMU “Liria” e ka përshkruar të ndjerën si nxënës të mirë, të hareshëm dhe përplot jetë.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F. M. ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë. Ngushëllime familjes, farefisit, nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë ndarje të dhimbshme e të papritur! U prehsh në paqe, i dashur F.”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë