Më herët Gazeta Metro raportoi për vetëvrasjen e një personi në lagjen Dardania në Prishtinë. Tanimë kjo ngjarje e rëndë është konfirmuar edhe nga Policia.
Një femër ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtunë në Prishtinë, pasi është hedhur nga një ndërtesë në rrugën “Ilaz Kodra”.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ka konfirmuar për Metron zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra; në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo ka treguar se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
E rëndë: Një person vetëvritet në Prishtinë pasi u hodh nga banesa