Policia ka dhënë detaje për vrasjen me thikë në Hajvali, ku sipas tyre incidenti ka ndodhur në mes katër personave, shkruan Gazeta Metro.
Mbrëmë është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /gazetametro.net