Nga policia e Kosovës kanë ofruar detaje pas djegies së një autobusi në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Pak më parë Metro raportoi se një autobus ishte djegur, derisa këtë e kanë konfirmuar edhe nga policia.
Zëdhnësi i policisë, Agron Borovci, tha se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Borovci.
Ndërsa më parë janë deklaruar edhe nga kompania ‘Arditi Tours’, pasi autobusi u takonte atyre, duke thënë se nuk ka të lënduar dhe nuk dihet shkaku i zjarrit./gazetametro.net