Loading…
Policia jep detaje të reja për 18 vjeçaren që vdiq dje në autostradën ‘Ibrahim Rugova’
  • 19/08/2019 | 12:07

Policia jep detaje të reja për 18 vjeçaren që vdiq dje në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Policia e Kosovës ka treguar se 18 vjeçare me nënshtetësi nga Maqedonia e Veriut ka vdekur nga pakujdesia derisa po drejtonte automjetin, shkruan Gazeta Metro.

Metro mëson se 18 vjeçarja që ka mbetur e vdekur në këtë aksident është Erza Alili nga Kumanova, e cila me familje kishte marrë rrugën për pushime në Shqipëri.

Policia ka treguar se 18 vjeçarja derisa po drejtonte automjetin ka goditur mbrojtëset e rrugës, ku ajo nga plagët e marra ka vdekur dhe janë lënduar edhe katër persona të tjerë.

“Është raportuar se e dyshuara femër shtetase e huaj, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar në mbrojtëset e rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një femër, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, të gjitha Shqiptare, shtetase të huaja, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net

E dhimbshme: Kjo është 18 vjeçarja që vdiq sot, po shkonte për pushime në Shqipëri me familje

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë