Loading…
Policia jep detaje të reja për grabitjen që ndodhi dje në ETC, tregon sa para u morrën
  • 18/03/2019 | 10:46

Policia jep detaje të reja për grabitjen që ndodhi dje në ETC, tregon sa para u morrën

Policia ka dhënë detaje rreth grabitjes së madhe që ka ndodhur dje në qendrën tregtare ‘ETC’ në Fushë Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Policia ka treguar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25 mijë euro.

Grabitësit këtë e kanë bërë derisa punëtorët e sigurimit të parave po bartnin parat e ‘ETC’, ku edhe janë sulmuar nga këta të fundit duke marrë lëndime të lehta trupore, transmeton Gazeta Metro.

Policia ka treguar se grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur me veturën e tyre.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25000 €. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatën e policisë./gazetametro.net

Grabitje e madhe në ETC, persona të armatosur marrin sasi të mëdha të parave

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë