Loading…

Policia jep detaje të reja për personin që vdiq në Prishtinë

  • 12/09/2019 | 18:55

Policia jep detaje të reja për personin që vdiq në Prishtinë

Një person ka vdekur në Prishtinë pasi ka rënë nga hapësira e ashensorit në ndërtesën e lartë, shkruan Gazeta Metro.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 tek ndërtesa në rrugën ‘Robert Doll’, menjëherë pas kësaj në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia dhe ekipet mjekësore ku edhe e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Lajmin për Gazeta Metron e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se nje person ka rene nga nje ndertese ne rrugen “Robert Doll” ne Prishtine. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekesor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimes( mashkull). Per rastin jane njoftuar institucionet kompetente”, tha Ahmetaj për Metron.

Metro do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë