Policia e Kosovës gjatë një plani operativ me udhëresë të gjykatës, gjatë 24 orëve të fundit kanë kontrolluar dymbëdhjetë lokale të ndryshme, në të cilat janë zhvilluar aktivitetet të paligjshme me lojëra të fatit.
Ky operacion është realizuar në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj.
Policia gjatë këtij operacioni ka sekuestruar 80 aparatë të lojrave të fatit, dhe rreth 40.000 euro para të gjatshme. Gjithashtu, janë sekuestraur edhe 4 shtëpiza të kompjuterëve.
“Ndërsa dhjetë lokale janë mbyllur nga ana e ATK-së”, thuhet në njoftimin 24 orës të Policisë së Kosovës.
Pas këtij aksioni, është intervistuar një i dyshuar dhe me urdhër të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt./gazetametro.net/