Loading…

Policia kap falsifikuesit e 15 mijë eurove në Gjilan

  • 29/12/2016 | 14:36

Policia kap falsifikuesit e 15 mijë eurove në Gjilan

Dy persona u arrestuan në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “falsifikim i parasë”.


Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion – Gjilan, ka pranuar informatën nga një bankë komerciale në Gjilan, se: në tri raste, në kohë të ndryshme, janë depozituar kartëmonedha 50€.

Siç bën të ditur policia, pas ekzaminimit të kartëmonedhave, të gjitha kartëmonedaht kanë të falsifikuara.

Gjatë hetimeve intensive policore, janë siguruar dëshmi se: një person i dyshuar ka vënë në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara përmes ATM (bankomatit), pastaj ka shkuar në ATM-në tjetër të së njëjtës bankë dhe ka tërhequr shumën e njëjtë të parave duke bërë “ndërrimin” e parave të falsifikuara me ato origjinale.

Policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Policia përmes hetimeve ka zbuluar se personi në fjalë nuk ka vepruar i vetëm. Pos tij, ka arritur të identifikojë edhe një person tjetër te dyshuar të cilin po ashtu e ka arrestuar.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Gjilan, policia kontrollon dy lokacione. Në lokacionin e parë (në vend-banimin e personit që ka deponuar para të falsifikuara) nuk gjen asgjë, kurse në lokacionin e dytë, që i takon personit të dytë të arrestuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar përkohësisht, shumën e parave në vlerë prej 14.900 € (katërmbëdhjetëmijë e nëntëqind euro), që dyshohet se janë fituar me konsumim të Veprës Penale, Neni 302 i KP-se ,,Falsifikim i parasë“.

Personat e arrestuar si të dyshuar janë: J.Q 1994 dhe B.D 1986.

Në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH – Gjilan, të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor prej 48 orësh, për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë