Loading…

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

  • 01/11/2019 | 17:43

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.


Personi i kërkuar është: RAMË (Halil) SMAJLI i lindur me 27.09.1980 në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: 5 raste për veprën penale “Grabitje”, 2 raste për veprën penale “ Vjedhje Grabitqare”, 1 rast për vepër penale ‘ Vjedhje e Rëndë’, 1 rast për veprën penale “ Vjedhje”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prishtinë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë