Loading…

Policia konfirmon bllokimin e kryeministrit nga serbët

  • 03/12/2016 | 14:10

Policia konfirmon bllokimin e kryeministrit nga serbët
Policia e Kosovës ka konfirmuar se eskorta e kryeministrit Isa Mustafa është bllokuar të premten në fshatin Rudarë i Madhë në Zveçan.
 
 Më këtë policia ka demantuar kryeministrin Isa Mustafa i cili ka thënë se as nuk është penguar e as vonuar për të marr pjesë në ceremoninë e përfundimit të ndërtimit të një ure nga KFOR-i në Leposavic.

Por, në raportin e policisë thuhet se në orën 12:20 “rreth 200 qytetarë kanë bllokuar rrugën në dy drejtimet në shenjë pakënaqësie lidhur me ardhjen e Kryeministrit të Kosovës”, raporton lajmi.net.

Policia bënë  të ditur se rreth orës 14:55 protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe rruga është zhbllokuar.

Nuk raportohet për ndonjë incident.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë