Ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcit i është djegur dje vetura, derisa Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga ky rast, shkruan Gazeta Metro.Â
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se dje rreth orës 18:55, viktimat meshkuj kosovarë kanë informuar se në rrethana të pa njohur në zjarr u janë përfshirë dy veturat e tyre, të cilat ishin të parkuara.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njëra nga veturat është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Nora e Hoti, Prishtinë 22.02.2021 – 18:55. Viktimat meshkuj kosovarë kanë informuar se në rrethana të pa njohur në zjarr u janë përfshirë dy veturat e tyre, të cilat ishin të parkuara. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njëra nga veturat është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar. /gazetametro.net