Loading…

Policia maqedonase rrethon shtëpinë e kryeshefit të policisë së Kumanovës

  • 13/12/2016 | 22:43

Policia maqedonase rrethon shtëpinë e kryeshefit të policisë së Kumanovës

Kryeshefi i Kumanovës, Stojançe Veliçkoviq, para pak çastesh ju drejtua turmës që protestonte përpara shtëpisë së tij që të shpërndahen qetësisht dhe në këtë mënyrë do largohen edhe njësia speciale, që kërkonte arrestimin e tij, shkruan “Kumanovski Muhabeti”.

Ai ka përsëritur se procesi është i montuar nga Prokurori Marko Zvërlevski dhe ministri Çavkov, por kurrë nuk do arrestohet.

“Ne nuk do lejojmë arrestimin e kryeshefit të policisë së Kumanovës. Këtu jemi mbledhur maqedonë, shqiptarë dhe pjesëtarë të shumë partive,” thotë një protestues për portalin maqedonas “Kumanovski Muhabeti”.

“Është proces i montuar nga kryeprokurori Marko Zvërlevski dhe Mitko Çavkov. Ju lutem të shpërndaheni që njësia speciale të mund të dalë nga shtëpia ime. Nuk do të arrestohem”, porositi Veliçkoviq përpara turmës që ndodheshin pranë shtëpisë së tij për ta ruajtur.

Siç mund të shikoni në foto të zhurnal.mk, dhjetëra simpatizantë të LSDM ndodhen përpara shtëpisë së tij në Kumanovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë