Loading…

Policia me apel për të gjithë qytetarët e Kosovës

  • 30/12/2016 | 15:07

Policia me apel për të gjithë qytetarët e Kosovës

Referuar festave të fundvitit Policia e Kosovës vlerëson se nga aspekti i rendit dhe sigurisë publike, përmbyllja e këtij fundviti dhe fillimi sa më i mbarë i vitit të ri 2017, është prioritet i tyre dhe kjo mund të arrihet vetëm me një përkushtim dhe vigjilencë të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë.

Sikurse edhe viteve të kaluara Policia e Kosovës edhe këtë vit njofton se për festat e fundvitit ka përgatitur planin operativ “Fundviti 2016 dhe fillimi i vitit 2017”, për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale të natyrave të ndryshme. Po ashtu pjesë e planit është edhe shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton gazetametro.net.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafik Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore që dalin nga ligji për rregullat e trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë, t’u përshtaten kushteve të rrugës, mos të përdorin telefonin gjatë vozitjes si dhe të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të lodhjes dhe alkoolit.

Po ashtu PK-ja me theks të veçantë apelon tek çdo prind që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit në mënyrë të rrezikshme të mjeteve piroteknike nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse, fishekzjarrët, ku si pasojë e përdorimit të tyre duke përfshirë edhe armë të ndryshme në vitet paraprake janë evidentuar edhe incidente me pasoja të rënda.

Në këtë njoftim thuhet se Policia e Kosovës është e përkushtuar të ndërmarr të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme gjatë festimeve të fundvitit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë