Loading…

Policia me njoftim zyrtar: Agim Ademi do të intervistohet nesër, ka ftesë për t’u paraqitur në polici

  • 21/03/2023 | 18:57

Policia me njoftim zyrtar: Agim Ademi do të intervistohet nesër, ka ftesë për t’u paraqitur në polici

Policia e Kosovës, ka njoftuar zyrtarisht se nesër kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të intervistohet, derisa ka mohuar se ka një urdhërarrest ndaj tij, shkruan Gazeta Metro.


Në njoftimin e Policisë thuhet se ot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK’së, policia ka thënë se nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Policia ka thënë se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Burime të Metros kanë pohuar se në stacionin policor të Muhaxherëve, është parë duke dalë nga stacioni Agim Gashi drejtori i financave të FFK’së dhe avokati i tij.

Kujtojmë se javën e kaluar Agim Ademi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë