Studentë nga ‘Demokracia Studentore’, janë mbledhur pranë kishës ilegale ortodokse serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Me një aksion simbolik, ata kanë ekspozuar fotografi të krimeve të luftës dhe masakrat të cilat i kanë kryer kriminelët serbë gjatë luftës në Kosovë.
Por aksioni nuk ka zgjatur shumë pasi që, studentët janë penguar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë tentuar që të vendosin fotografitë e masakrave në këtë objekt kishtar provokues.
Arsyeja e aksionit sipas kësaj organizate kishte ardhur pas provokimeve që po i bënë Serbia në Kosovë dhe priftërinjve që kanë bërë liturgji në Kishën Ortodokse Serbe, e cila gjendet në Kampusin Universitar e ndërtuar me dhunë në kohën e Slobodan Millosheviqit./gazetametro.net