Loading…

Policia në kërkim të tri grave nga Prizreni, vodhën një telefon në një qendër tregtare

  • 25/01/2023 | 11:53

Policia në kërkim të tri grave nga Prizreni, vodhën një telefon në një qendër tregtare

Policia e Kosovës në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Vjedhje, që ka ndodhur me datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në Prizren që ndodhet në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.


Sipas njoftimit të policisë thuhet se me datën 29/12/2022 në  ora 23:45 ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. Wesli Klark, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qene duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente  tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali.

“Të dyshuarat kërkohen për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e të dyshuarave”, thuhet në njoftim.

Andaj Policia e Kosovës, bazuar në ligj  për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë