Loading…

Policia në Pejë gjen në veturën e një personi një dhi të egër të vrarë: I kapet edhe arma me dylbi

  • 05/11/2019 | 11:36

Policia në Pejë gjen në veturën e një personi një dhi të egër të vrarë: I kapet edhe arma me dylbi

Policia e Kosovës dje në Pejë ka arrestuar një person, pasi që te vetura e tij është gjetur një dhi e egër e vrarë, kafshë e cila është e mbrojtur me ligj, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Policisë në Pejë, dje në një tek barriera e pylltarisë kanë ndaluar një person i cili ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja.

Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një armë me dylbi, 17 copë fishekë të të njëjtës armë, 19 fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një kafshë (dhi e egër) e vrarë kafshë e cila është e mbrojtur me ligj.

Personi i dyshuar është arrestuar, mirëpo pas intervistimi është liruar në procedura të rregullta.

Njoftimi i plotë nga Policia e Pejës:

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datë 4.11.2019 rreth orës 19:00, në Pejë, përderisa zyrtarët policorë ishin në një pikë tek barriera e pylltarisë kanë ndaluar një person i cili ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja.

Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një armë me dylbi, 17- copë fishekë të të njëjtës armë, 19- fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një kafshë (dhi e egër) e vrarë kafshë e cila është e mbrojtur me ligj.

I dyshuari: P. L. i lindur 1984 m/k/sh, është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë