Një çift vendosi të bënte seks në një park në Lids të Anglisë.
Pavarësisht se ishin pranë një fushe ku disa fëmijë po luanin kriket, ata nuk u shqetësuan aspak.
Të paktën tre banorë të shqetësuar telefonuan policinë.
Por forcat e rendit nuk reaguan.
Kjo bëri që një nga baballarët e zemëruar të shkonte pranë çiftit, duke goditur burrin që po bënte seks.
Çifti u largua më pas, ndërsa një dëshmitar tha se ishte hera e pestë që po e bënin.
Policia pranoi se mbërriti 46 minuta me vonesë. Ata thonë se kanë arrestuar një grua, e cila po ngiste makinën me shpejtësi mbi limitin.