Loading…

Policia parandalon dy raste të kontrabandës me mallra në veri

  • 04/06/2023 | 19:11

Policia parandalon dy raste të kontrabandës me mallra në veri

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se janë parandaluar dy raste të kontrabandës me malla në veri të vendit, shkruan Gazeta Metro.


Në rastin e parë, policia ka gjetur katër paketa me mish derri dhe deleje, ndërsa në rastin e dytë policia ka gjetur (150) paketa me çokollata-Snikers.

Njoftimi i plotë:

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës, parandalon dy raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra

Prishtinë, më 4 qershor 2023

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës është duke treguar çdo ditë se është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe veprave tjera penale ndërkufitare dhe për një menaxhim sa më efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror.

Në këtë fushëveprim sot nga Policia Kufitare e Kosovës janë parandaluar dy raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra:

Rasti i parë:

Sot me datën  04.06.2023, në ora 07:30, në fshatin Koshuticë të K.K. Leposaviq, Policia e Kosovës, konkretisht, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) ka ndaluar automjetin e tipit Golf me ngjyrë të bardhë, i cila sipër kishte të vendosur firmën TAXI.

Automjeti që  drejtohej nga i dyshuari mashkull (1962), dyshohej se kishte lëvizur nga territori i Serbisë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duke përdorur rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar.

Gjatë kontrollimit të automjetit, në bagazh nën ulëset e pasme dhe nën ulësen  e pasagjerit janë gjetur katër (4) paketa me mish derri dhe deleje.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit  i cili ka urdhëruar që në procedurë të rregullt të iniciohet rasti për “Kontrabandim me mallera” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare” ndërsa automjeti dhe malli  konfiskohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.

Rasti i dytë:

Sot rreth orës  10:25 në fshatin Koshuticë K.K. Leposaviq, është ndaluar automjeti i tipit Mercedes,  ngjyrë  hiri, që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1977), i cili dyshohet se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar dhe kishte hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollimit të automjetit në bagazh, në ulëse të pasme dhe në ulëse tjera janë gjet (150) paketa me çokollata-Snikers.

Lidhur me rastin është  kontaktuar Prokurori i Shtetit  i cila ka urdheruar që të inicohet rastet në procedurë të rregullt për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë