Loading…

Policia për trazirat e djeshme: Grupe kriminale shfaqen dhunë e rrezikuan jetët e njerëzve – sot, situatë e qetë

  • 30/05/2023 | 10:40

Policia për trazirat e djeshme: Grupe kriminale shfaqen dhunë e rrezikuan jetët e njerëzve – sot, situatë e qetë

Policia e Kosovës, ka reaguar rreth situatës në veri të vendit, duke thënë së, gjatë ditës së djeshme, individë e grupe kriminale, duke shfaqur dhunë ekstreme kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të përshkallëzohet dhe të degradojë, gjë që ka bërë të rrezikohet jeta e njerëzve, përfshirë këtu edhe jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë, shkruan Gazeta Metro.


Ndërsa për situatën e sotme, PK’ja është shprehur se, protestat në tri komunat në veriore, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, është e qetë, megjithatë e brishtë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike

Prishtinë, më 30 maj 2023

Referuar rrethanave dhe zhvillimeve të ndodhura dje (29.05.2023), ku protestues, individë/grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë.

Protestat në tri komunat në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po vazhdojnë edhe sot pranë objekteve komunale, situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë.

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme.

Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë