Loading…

Policia përdori sprej ndaj studentëve, ka dhe të lënduar (Foto)

  • 15/02/2017 | 11:20

Policia përdori sprej ndaj studentëve, ka dhe të lënduar (Foto)

(I plotësuar) – Me gjithsej nëntë të arrestuar ka rezoltuar kundërshtimi i sotëm i një grupi të studentëve, pjesëtarë të organizatës Studim, Kritik, Veprim (SKV).


Ata, u munduan që të ndrëpresin fjalimin e rektorit Marjan Dema, gjatë ceremonisë që po mbahet në kuadër të shënimit të 47 vjetorit të Universitetit të Prishtinës, raporton gazetametro.net.

Gjatë ndërhyrjes njëra prej aktivistëve të SKV-së, Nurimshahe Demalijaj, tha për gazetarët që Policia ka përdorur sprej, që ka bërë të lëndohen 6 aktivistë të kësaj organizate.

“Policia ka përdorur sprej ndaj studentëve që vetëm me zhurmë kanë kundërshtuar fjalimin e rektorit, këtij rektori që i shërben pushtetit dhe jo studentëve”, tha Demalijaj.

 

 

___________________________________________________________________

Arrestime para Rektoratit (Foto)

Shk 15, 2017 | 11:20

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona jashtë ndërtesës së Rektoratit, ku brenda saj po mbahet ceremonia për shënimin e 47 vjetorit të Universitetit të Prishtinës.


“Universiteti i Pushtetit” – është brohorima që po lëshojnë këta studentë, që dyshohet se janë nga organizata e studentëve Studim, Kritik, Veprim, raporton gazetametro.net.

“Universiteti i Prishtinës, jo i pronaos” po brohorasin studentët që tashmë qëndrojnë të lidhur para ndërtesës së universitetit./gazetametro.net

arrestime

arrestime-3

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë