Ekipet e forenzikës nga Policia e Kosovës janë duke e hetuar vendin ku ndodhi sulmi ndaj Arbana Xharrës, anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovë.
Xharra është sulmuar mbrëmë pas mesnatës, pasi është kthyer nga një intervistë që e pati në televizionin Vision Plus në Shqipëri.
Ajo mbrëmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa pas trajtimit të marrë sot është liruar nga ky institucion mjekësor.
Sulmin ndaj saj e kanë dënuar përfaqësuesit e shoqërisë në Kosovë.