Loading…

Policia po heton edhe për vetëvrasje, burrit nga Ferizaj iu gjet një armë në veturë

  • Nga

  • 02/09/2018 | 19:17

Policia po heton edhe për vetëvrasje, burrit nga Ferizaj iu gjet një armë në veturë

Është gjetur pa shenja jete në pasditen e kësaj të diele Avdyl Kçiku, i shpallur i zhdukur që nga mbrëmja e së premtes në qytetin e Ferizajt.


Ky rast nga policia po hetohet edhe për vetëvrasje pasi që në vendin e ngjarjes (në veturën e tij) është gjetur një armë zjarri.

Këtë për Metron e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Gashi ka thënë se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion dhe të gjitha pistat e këtij rasti janë duke u hetuar, shkruan gazetametro.net.

Ndërkohë, vetura me viktimën është gjetur në dalje të Ferizajt, saktësisht rrugës për Nerodime.

Kujtojmë se familjarët kishin lajmëruar zhdukjen e tij që nga dita e premte duke postuar fotografi të Kqikut dhe kanë treguar se ai ka qenë duke vozitur veturën e tipit Range Rover./gazetametro.net

Zhduket një burrë nga Ferizaj, e kërkojnë familja |FOTO

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë