Departamenti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka nisur hetimet ndaj drejtuesve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Siç mësohet, hetimet po zhvillohen duke u bazuar në dyshimet për korrupsion në këtë Universitet, ku, siç i është bërë e ditur gazetës, Policia po e merr në pyetje palën e dyshuar, por edhe atë të dëmtuar.
Hetimet nga Krimet Ekonomike kanë filluar duke u bazuar në një shkresë, të cilën Agjencia Kundërkorrupsionit (AKK) ia ka dërguar Policisë së Kosovës, shkruan Zëri.
“Rasti me të gjitha provat e mbledhura, më datë 22.02.2017, është përcjellë në Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion – Policia e Kosovës për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në shkresën e AKK-së.