Loading…

Policia po zhvillon aksion në tërë Kosovën: Disa të arrestuar, në pranga bie edhe një zyrtar i tyre

  • 05/10/2022 | 22:51

Policia po zhvillon aksion në tërë Kosovën: Disa të arrestuar, në pranga bie edhe një zyrtar i tyre

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim dhe autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar operacionin ‘TOTO’ në disa lokacione të Kosovës, ndërsa disa persona të dyshuar janë arrestuar e në mesin e tyre edhe një zyrtar policor, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar disa persona të dyshuar e ndër ta edhe një zyrtar policor.

Tutje thuhet se ky aksion i quajtur “TOTO”  po zhvillohet në Prizren, Prishtinë, Malishevë dhe Suharekë, dhe se është si rezultat i  hetimit disa mujor.

“Hetimi është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimit se nga të dyshuarit në këtë rast janë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”, thuhet ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

‘Operacioni “TOTO” vë në pranga disa të dyshuar​. Prishtinë, 05 tetor 2022 ‘

Sot në orët e pasdites, si rezultat i  hetimit disa mujor, Policia e Kosovës dhe Inspektorati  Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës Themelore  në Prizren, janë duke realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit.

Operacioni i lartcekur ka për qëllim zbatimin e Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve (Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë) .

Hetimi është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimit se nga të dyshuarit në këtë rast janë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

Deri në këtë fazë të realizimit të operacionit janë kontrolluar disa lokacione dhe deri me tani janë arrestuar disa persona të dyshuar.​

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion.

Pasi që operacioni është ende në zhvillim e sipër detajet shtesë do të ofrohen pas përfundimit të operacionit policor përmes një komunikate shtesë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë