Nostalgjikët e periudhës së komunizmit në Shqipëri mund të jenë të pakët, por kjo nuk do të thotë që foto nga jeta në atë kohë të mos jenë interesante.
Një faqe mjaft aktive në Facebook, Policia rrugore, ka postuar një foto të një veture të policisë në kohën e komunizmit në Shqipëri, transmeton gazetametro.net
Në foto shihet vetura e policisë me mbishkrimin, në të kuqe, ‘Policia rrugore’, e ndalur përpara një kamioni më ngjyrë të kaltër të zbehtë.
Gjithashtu dallohet polici/ja që mund të ketë qenë duke marrë shënime ose duke shkruar diçka, afër kamionit. /gazetametro.net