Loading…

Policia sekuestron 450 kg drogë në portin e Durrësit

  • 31/01/2017 | 09:08

Policia sekuestron 450 kg drogë në portin e Durrësit

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me forcat e antidrogës, pas një dyshimi për trafik ndërkombëtar droge, kontrolluan mjetin tip “Scania”, ku rezultoi se ishte fshehur një sasi prej 450 kg kanabis.


Policia do të ndjekë penalisht në gjendje të lirë shoferin e mjetit 61 vjeçar, i cili nga hetimet rezultoi se nuk kishte dijeni për drogën, ndërsa shpalli në kërkim dy porositësit e mallit dy të rinj nga Tirana.

Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë