Loading…

Policia s’mund ta luftojë e vetme ekstremizmin

  • 28/02/2017 | 11:05

Policia s’mund ta luftojë e vetme ekstremizmin

Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ka deklaruar se komuniteti fetar dhe shoqëria civile, duhet të punojnë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Sipas tij, Policia e Kosovës, ndonëse një institucion shumë korrekt, s’mund ta bëjë e vetme këtë luftë.

“E kam rikonfirmuar një mendim që e kisha të konsoliduar, se është shoqëria civile dhe komunitetet fetare, ata që duhet të bëjnë shumë më shumë punë se Policia e Kosovës, që është një punë e shkëlqyeshme.

Fenomeni i radikalizmit në shoqërinë tonë, fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm që zakonisht përfundon në akte terroriste, s’mund të luftohet vetëm me masa represive apo nga institucionet e zbatimit të ligjit, mirëpo duhet gjetur edhe mënyra të tjera”, ka deklaruar ministri Hyseni në konferencën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.

Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar ka vizituar të gjitha komunat e Kosovës dhe ka mësuar shumë nga ato vizita rreth këtij fenomeni.

“Gjatë verës së vitit 2015, kam vizituar secilën komunë të Kosovës dhe kam bashkëbiseduar me Këshillat Komunalë për Siguri në secilin qytet dhe në vend që unë të përçoj mesazhe tek ata, kam mësuar shumë”, ka deklaruar Hyseni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë