Loading…

Policia s’pati mjaftueshëm blinda për ndërhyrjen në veri

  • Nga

  • 19/01/2017 | 19:17

Policia s’pati mjaftueshëm blinda për ndërhyrjen në veri

Në natën e 14 janarit, kur policia shkoi në kufirin verior me Serbinë për të ndalur trenin ilegal që vinte nga Serbia, qytetarët u ndjenë të sigurt e njëkohësisht u entuziasmuan nga gatishmëria e njësive Speciale të Policisë.


Por, jo gjithçka ishte për t’u krenuar atë natë. Në pikën e përkohshme që krijoi policia atë natë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, mbetën shumë policë. Ata, ani pse kishin dëshirë të shkonin për të kryer detyrën në veri, nuk kishin mundësi.

Shkuarja e më shumë se 150 policëve në veri u bë e pamundur nga mungesa e mjeteve të blinduara, të cilat janë rezistente ndaj sulmeve të ndryshme. Siç u pa atë natë, në një nga 11 mjetet e blinduara që posedon Policia e Kosovës, nuk mund të hipnin më shumë se 12-13 persona.

E, të pyetur nga gazetametro.net, Policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione se a kanë mbetur policë në Mitrovicë në pamundësi për të shkuar në kufirin Kosovë-Serbi.

“Në këtë operacion policor kanë marrë pjesë zyrtar policor në numër të mjaftueshëm nga njësitet e ndryshme policore, duke përfshirë edhe mjete dhe pajisje logjistike të nevojshme për realizim të operacionit policor që PK-ja i ka në dispozicion”, thuhet në përgjigjen e Policisë për gazetametro.net.

Ndërkaq, qeveria duket se nuk e ka ndërmend të rrisë kapacitetet e njësiteve Speciale të Policisë, pasi në buxhetin e paraparë për këtë vit, qeveria nuk ka ndarë asnjë euro për blerjen e këtyre pajisjeve. Vetëm 869 mijë euro vazhdim nga buxheti i vitit të shkuar, do të destinohen për blerjen e këtyre lloj makinash.

buxheti

Si joserioze qasjen e Qeverisë ndaj forcimit të Policisë e ka konsideruar edhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani.
“Në tërë këto vite, nuk ka pasur qasje serioze ndaj Policisë së Kosovës, pasi buxheti për blerjen e pajisjeve për Policinë gjithmonë ka mbëtur vetëm në letër”, ka thënë Ramadani për gazetametro.net.

Ndryshe, gatishmëria e Policisë për ndërhyrje në veri për të ndalur trenin ilegal serb, ishte përshëndetur nga opinioni. Por, 6 vite me parë një polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ishte vrarë në një operacion në veri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë