Loading…

Policia sqaron përse arrestoi dy aktivistët e VV’së

  • 30/03/2017 | 17:52

Policia sqaron përse arrestoi dy aktivistët e VV’së

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e dy aktivistëve të Vetëvendosjes, Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për KTV-në se të dy janë arrestuar pasi nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë në gjykatë. Ndërsa në njoftimin e VV-së, kjo lëvizje ka thënë se policia ia arrestoi të dy aktivistët sepse po xhironin brenda seancës gjyqësore ndaj aktivistëve të lëvizjes të dyshuar për sulmin në Kuvend.

“Policia ka kërkuar që t’i identifikojë, por ata nuk kanë dhënë asnjë dokument dhe janë shoqëruar në polici për mospërfillje të urdhrave të personit zyrtar. Gjithashtu, nuk janë sjellë mirë edhe me poicët”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë