Loading…

Policia tregon detaje nga ndalimi i materialit për referendum: I kthyem mbrapsht në Serbi

  • 15/01/2022 | 10:43

Policia tregon detaje nga ndalimi i materialit për referendum: I kthyem mbrapsht në Serbi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e disa automjeteve me targa të Serbisë, që po bartnin materiale për referendumin që po pritet të mbahet nesër, shkruan Gazeta Metro.


Në një komunikatë për media nga policia, u tha se në hyrje të Kosovës kanë ardhur tri automjete në të cilat ndodheshin gjashtë persona.

Dhe gjatë kontrolleve në këto vetura u vërejt se një kamion kishte material që dyshohej se do përdorej për referendumin që pritet të mbahet.

Nga policia është ndaluar hyrja e këtij materiali, pasi nuk kishte leje përkatëse për transportim.

Personat që ndodheshin në këto automjete janë intervistuar, e më pas janë kthyer në Serbi.

KOMUNIKATA E PLOTË:

Policia e Kosovës mbrëmë në ora 21:40 në Merdare, ka ndaluar një veturë dhe dy kamionë me targa të Serbisë, me materiale për mbajtjen e referendumit në Serbi.

Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në Kosovës e këtij materiali, i cili po transportohej pa leje përkatëse.

Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, kamionët janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit gjashtë persona me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi.

Rasti do të vazhdojë të trajtohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organet e drejtësisë.

Kujtojmë se çështja e referendumit sot pritet të diskutohet në një seancë të jashtëzakonshme që do filloj nga ora 14;00, seancë kjo e thirrur nga kryeministri Albin Kurti, pas refuzimit për mbajtjen e këtij referendumi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë