Loading…

Policia tregon si u kap 20 vjeçari që hyri për dikë tjetër në testin e patentë shoferit

  • 17/06/2021 | 08:46

Policia tregon si u kap 20 vjeçari që hyri për dikë tjetër në testin e patentë shoferit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e personit të djeshëm, i cili kishte hyrë në emër të tjetër kujt që t’i nënshtrohej provimit për patent shofer, shkruan Gazeta Metro.


Dje në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ankuesi mashkull  kosovar  ekzaminer në provimet për patentë shofer ka raportuar se deri sa ka ftuar aplikuesit për të hyrë në sallë ku mbahet provimi për patentë shofer, kishte vërejtur se i dyshuari mashkull kosovar ishte prezantuar në vend të një personi tjetër i cili duhej që t’i nënshtrohej provimit.

I dyshuari është intervistuar dhe i njëjti ka deklaruar se kishte bërë marrëveshje me dëshmitarin që të paraqitet në vend të tij për test pa kurrfarë  kompensimi.

Lidhur me rastin është intervistuar edhe dëshmitari mashkull  kosovar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë