Loading…

Policia vazhdon me patrullime, apelon për respektim të masave antiCovid

  • 06/05/2021 | 08:07

Policia vazhdon me patrullime, apelon për respektim të masave antiCovid

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë edhe sonte me inspektimin e masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.


Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të gjithë ne ti kthehemi normalitetit sa më parë.

Kjo është e mundur vetëm nese të gjithë së bashku i orientojmë objektivat tona në arritjen e qëllimit të përbashkët, respektimi i masave; mbajtja e higjienës, mbajtja e distancës fizike dhe bartja e maskës.

Ndryshe, sipas masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, qytetarët dhe gastronomët e kanë të ndaluar qarkullimin, përkatësisht, kryerjen e aktiviteteve të biznesit nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë