Loading…

Policia vret adoleshenten në dhomën e zhveshjes së një dyqani

  • 24/12/2021 | 23:34

Policia vret adoleshenten në dhomën e zhveshjes së një dyqani

Një vajzë 14-vjeçe ka mbetur e vrarë në një qendër tregtare në Los Angeles të SHBA-së pasi u qëllua me armë zjarri.


Ajo u vra në kabinën e zhveshjes së një dyqani veshjesh nga plumbi i policisë.

Policia u thirr në vendngjarje pasi një burrë filloi të sillej në mënyrë të çuditshme dhe sulmoi një grua në një dyqan të mbushur me njerëz.

Policia tha se polici është dërguar në dyqan pas raportimit për sulmin dhe se sulmuesi është vrarë.

Ata deklaruan se njëri prej plumbave ka shpuar murin dhe ka qëlluar vajzën.

“Një plumb depërtoi në mur dhe hyri në kabinën e zhveshjes ku vajza u vra”, tha ndihmës shefi i drejtorisë së policisë në Los Angeles, Dominic Choi.

Vajza ishte me nënën e saj duke provuar fustanet për një festë ditëlindjeje.

Prokurori i Përgjithshëm Rob Bonta tha se Departamenti i Drejtësisë në Kaliforni po hetonte sulmin.

Mësohet se gruaja e sulmuar është transportuar në spital dhe se gjendja e saj nuk është kritike.

Identiteti i vajzës së re dhe të dyshuarit, si dhe gruas që u sulmua, nuk janë bërë të ditur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë