Poligoni ku vdiq 24 vjeçari në Obiliq, ka dalë me sqarim për media. Sipas këtij poligoni ky rast ishte vetëvrasje e qëllimshme, shkruan Gazeta Metro.
Një 24 vjeçar ka vdekur pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri në një poligon shenjëtarie në Obiliq.
Sipas njoftimit nga poligoni, i riu kishte bërë vetëvrasje qëllimisht.
Tutje, sqarohet se ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë.
Ndërsa, lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, ndërsa i plagosuri ka vdekur rreth orës 19:15.
“Rreth orës 19:15, nga ana e mjekeve në QKUK është konfirmuar që viktima ka ndërruar jetë”.
Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
Më poshtë njoftimi i plotë i poligonit. /gazetametro.net
Humb jetën 24 vjeçari që u plagos në poligonin e armëve në Obiliq