Revista e njohur Politico.eu, ka bërë një analzië rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku ndër të tjera, sa i përket rajonit tonë, ajo Kosovën e rendit me shanset më të vogla për antarësim, ndërsa Shqipërinë si vendin më favorit.
Sipas analizës së Politico.eu, kandidati i parë për anëtarsim do të ishte Shqipëria, e cila tashmë është anëtare e NATO-s dhe “kryesisht e liruar prej problemeve të luftërave jugosllave në vitet e nëntëdhjeta”, transmeton gazetametro.net.
“Të gjitha vendet tjera të Ballkanit perëndimor kanë një numër të madh të komplikimeve. Sa i përket Maqedonisë, anëtarja e BE Greqia refuzon bile të pranoj edhe emrin e saj. Nëse BE do të kishte lejuar që Mali i Zi dhe Kosova të hyjnë në shoqërin e zgjedhur pa Serbinë, kjo do të kishte shkaktuar jostabilitet serioz në regjion. Bosnja dhe Hercegovina është në pozitë më të vështirë prej të gjithëve, dhe mund të ngadalsojë të gjitha shtetet tjerë në rast se BE kërkon që të gjithë vendet Ballkanike t’i bashkohen unionit në formë të bllokut”, shkruan Politico.
Më poshtë lista e për përparësitë dhe dobësitë e secilit vend veç e veç rreth mundësive të tyre për antarësim në BE:
Data e bashkangjitjes: jo para vitit 2025
Shanset për anëtarsim: 80 për qind.
Përparsitë: Shqipëria ka treguar aftësinë që të zbatojë sistemin shumëpartiak dhe t’i zbatojë reformat. Vendi i ka evituar luftërat jugosllave në vitet e nëntëdhjeta, duke u distancuar nga problemet të cilat i kanë pretenduesit tjerë në BE të regjionit.
Dobësitë: Negociatat formale ende nuk kanë filluar, ndërsa korrupcioni dhe krimi i organizuar paraqesin probleme serioze, pohon Komisioni Europian. Gjitashtu, problem të madh paraqet politizimi i gjyqësisë.
Data e bashkangjitjes: Jo para vitit 2027
Shanset për anëtarsim: 90 për qind
Përparësitë: Mali i Zi sipas të ardhurave të vendit për kokë banori është shteti më i pasur i Ballkanit Perëndimor. Ka treguar dëshirën permanente që të bëhet pjesë e institucioneve perëndimore, që më së miri e ilustron procesi gadi i përfunduar për anëtarësim në NATO.
Dobësitë: Korrupcioni mbetet problem dominant dhe serioz, thekson Komisioni Europian. Gjithashtu, zhvillimi ekonomik dhe politik është modest. Komisioni Europian madje konsideron se pranimi i Malit të Zi në BE pa Serbinë do të kishte paraqitur rezik për kombin e vogël adriatik.
Data e bashkangjitjes: Jo para vitit 2027.
Shanset për anëtarësim: 80 për qind.
Përparsitë: Serbia është vendi më i madh në Ballkan nga të gjithë vendet të cilët pretendojnë të bëhen anëtare të BE. Nëse i përmbahet agjendës së BE, Serbia kishte me qenë faktor i stabilitetit në regjion dhe “fqinji më i mirë”. Komisioni Europian tashmë i ka bërë disa lavdërime në llogari të përparimit të Serbisë, në pikëpamje të ligjvënjes.
Dobësitë: Vitin e kaluar nuk është shënuar anjë përparim në luftën kundër korrupcionit. Serbia me siguri do të vazhdojë të mos e njohë Kosovën, përveç nëse i ofrohet për këmbim anëtarsimi në BE. Kjo taktikë e Serbisë është ndoshta e menqur, por nuk është në përputhje me frymën e BE.
Data e bashkangjitjes: Jo para vitit 2027, e me siguri shumë, shumë më vonë
Shanset për anëtarësim: 50 për qind
Përparsitë: Ky shtet multietnik, multireligjioz, një ditë mund të bëhet reklamë për BE dhe politikën e saj të krijimit të bashkimit në llojllojshmëri. Hyrja e Bosnjes dhe Hercegovinës në BE kishte mundur të transformojë regjionin.
Dobësitë: As vet qytetarët e këtij vendi nuk po mund të mirren vesh për dukjen dhe formën e shtetit. Kushtetuta e vendit ka nevojë për një riparim serioz që të harmonizohet me të drejtat dhe standardet fundamentale të BE.
Data e bashkangjitjes: Jo para vitit 2027.
Shanset për anëtarësim: 30 për qind.
Përparsitë: Kosova tashmë e ka pranuar euron si valutën zyrtare, dhe po bënë përpjekje që të harmonizojë punën e institucioneve me ligjet europiane.
Dobësitë: Kosova është shtëpia e misionit problematik të BE (EULEX), dhe për shkak të polarizimit të thellë politik dhe korrupcionit, rruga kah anëtarësimi në BE do të jetë e gjatë, sipas “Politico’s”. Përveç kësaj, pavarsinë e Kosovës nuk e pranojnë pesë anëtare të BE, si dhe Serbia, nga arsyet e njohura, thekson “Politico”.
Data e bashkangjitjes: Jo para vitit 2030.
Shanset për anëtarësim: 50 për qind.
Përparsitë: Ka më pak probleme të brendshme se Bosnja dhe Hercegovina.
Dobësitë: Negociatat për anëtarësim shkojnë ngadal dhe dhimbshëm. Greqia nuk e pranon as emrin Maqedoni, të cilën e konsideron si kërcënim për integritetin territorial të krahinës së saj me të njejtin emër. Maqedonia poashtu ka një numër të madh të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, e përveç kësaj ekzistojnë edhe akuzat të cilat kanë të bëjnë me mosrespektimin e sundimit të së drejtës.
Data e bashkangjitjes: Jo para vitit 2035.
Shanset për anëtarësim: 20 për qind.
Përparsitë: Miliona ukrainas janë aq të përkushtuar për anëtarësim në BE saqë janë të gatshëm ta dalin nëpër rrugë dhe të rrezikojnë jetët e tyre.
Dobësitë: Bllokada e Holandës, gjegjësisht të votuesve të saj të pranojnë Marrveshjen për zgjërim të BE. Gjithashtu BE nuk ka pranuar regjimin pa viza për qytetarët e Ukrainës. Situata në lindje të vendit është e keqe, e aty është edhe problemi rreth aneksimit të Krimesë.
Data e bashkangjitjes: Bashkangjitja e pamundur.
Shanset për anëtarësim: 0 për qind.
Përparësitë: Integrimi i Turqisë në institucionet perëndimore do të ishte shenjë se vendi në të cilin dominon islami i moderuar është i mirëseardhur në shoqërinë e lojtarëve të mëdhenjë perëndimorë.
Dobësitë: Turqia po rrëshqet kah autoritarizmi nën mandatin e Recep Erdogan’it, dhe ka probleme fundamentale në fushën e sundimit të së drejtës dhe lirisë së shprehurit, shkruan “Politico”. Vetëm një pjesë e vogël e këtij shteti i takon Europës. Parlamenti Europian, gjithashtu edhe Austria, qartë kanë bërë me dije se nuk do të lejojnë anëtarësimin e Turqisë në BE.
Data e bashkangjitjes: Jo para vitit 2022.
Shanset për anëtarësim: Nëse paraqitet kërkesa për anëtarësim 100 për qind.
Shanset e përgjithshme: 20 për qind.
Përparsitë: Njëra nga demokracitë më të vjetra në botë, Islanda ka lokacion të rëndësishëm strategjik euoroatlantik, shkallë shumë të lartë të arsimimit dhe lidhjet e forta kulturore me Europën.
Dobësitë: Islanda llogaritet si kombi më euroskeptik. Populli nuk dështiron të hyjë në BE sepse atëherë do të ishte i detyruar që të ndajë të drejtën e vet për peshkim me anëtaret tjetra. Fakti se Islanda po pasurohet duke falenderuar vetëvehtes është arësye e mjaftueshme përse nuk i nevojitet BE’ja.
10 Skocia
Data e bashkangjitjes: Pesë vjetë pas aplikimit, dmth. jo para vitit 2024. (pasiqë dalja e Britanisë nga BE pritet të ndodhë më 2019).
Shanset për anëtarësim: Nëse paraqet kërkesën 90 për qind. Shanset e përgjithshme: 20 për qind.
Përparsitë: Pavarsia e Skocisë do të ishte jackpot për të gjithë ata të cilët e përfaqësojnë politikën e eurointegrimeve. Skocia është shumë entuziate për nga çështja e anëtarësimit, ndërsa zëdhënësi i qeverisë së Skocisë, e ka quajtur Brexit’in “dhunë demokratike” mbi votuesit skocezë.
Dobësitë: Skocia do të duhet të ndërpres lidhjet me Britaninë e Madhe dhe të bëhet shtet i pavarur. Në të kundërtën, anëtarësimin i saj në BE do ta bllokojë Spanja, para se gjithash për shkak të aspiratave secesioniste të Katalonisë. /gazetametro.net