Një numër politikanësh në Kosovë mbajnë armë zjarri. Madje, disa edhe më shumë se një, e modele të ndryshme.
Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Drenasit, thotë që revolen nuk e mban në brez, por në veturë.
Pa armë thotë që nuk qëndroi asnjëherë që nga vitet e luftës. Pasion të madh për armët kishte edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.
Një kohë të gjatë ai u mor edhe me biznesin që e lidhte direkt me to e që përfshin trajnim për përdorim të armëve e shitblerjen e tyre.