Loading…

Politikanët e Ballkanit, bojkotin e parlamentit e kanë bërë sport

  • 28/03/2017 | 23:50

Politikanët e Ballkanit, bojkotin e parlamentit e kanë bërë sport

Eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, tha se askush në Bashkimin Europian nuk e pëlqen bojkotin,  duke iu referuar situatave politike në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi dhe Kosovë.


“Bojkoti i Parlamentit po kthehet në një lloj sporti në rajonin e Ballkanit, por vendi për debat politik është në Parlament”, tha eurodeputeti, gjatë konferencës në Parlamentin Europian me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.

Kukan dënoi nacionalizmin në rritje në vendet e rajonit, që siç tha po përdorej nga politikanë të ndryshëm për të tërhequr votuesit e tyre.

“Hija e së kaluarës nuk është e dobishme dhe procesi i zgjerimit do të bëhet më i vështirë me kalimin e viteve”, vijoi më tej Kukan, shkruan tch.

Mes pjesëtarëve të panelit ishte edhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili theksoi se demokracia në vendet e Ballkanit ishte e dëmtuar. Kjo sipas tij u mundësonte pushtetarëve të sundonin në mënyrë autokratike.

Në fjalën e tij, Fleckenstein u shpreh tepër i shqetësuar me krizën politike në Maqedoni dhe i bëri thirrje Gruevskit të mos e pengonte krjimin e qeverisë. Dy eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein janë ndërmjetësues të BE-së në shumë prej krizave politike që po trazojnë rajonin, të tilla si ajo e Maqedonisë e Shqipërisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë