Të dy politikanët moldavë Sergio Tofilat dhe Gennady Kozovan, tronditën shikuesit kur nisën përleshjet gjatë një debati që kishin mes vete, transmeton Gazeta Metro.
Tofilat rrëzoi ish këshilltarin e presidentit në tokë dhe e goditi atë para kamerave, në një program televiziv që u transmetua të martën.
Videot e postuara në internet tregojnë se Kozuvan fillimisht u qetësua pas aksidentit.
Më pas u përshkallëzua kur Tofilat ofendoi Kozuvan gjatë një diskutimi të nxehtë në lidhje me situatën politike në vendin e varfër, pastaj i hodhi një gotë ujë në fytyrë. Pas kësaj, transmetimi u ndërpre dhe kanali postoi në Facebook një fotografi të dy burrave që qëndronin përsëri të qetë pranë njëri-tjetrit dhe shtrëngonin duart, por disa anëtarë të stafit mjekësor u panë në sfond./gazetametro.net