Dikur politikani serb nga partia socialiste e Serbisë, Branislav Ivkovic, pretendoi se ish kryeministri serb Zoran Djindjic takohej fshehtë me gruan e liderit serb Slobodan Milosevic, ‘Kasapit të Ballkanit’, Mirjana Markovic, dhe se iu kishte ndihmuar në mbrojtjen e tij para gjyqit në Hagë e ku e kishte dorëzuar, transmeton Gazeta Metro.
Djindjic dhe Markovic takoheshin fshehurazi në një ndërtesë në lagjen Vracar ku hynin nga hyrje të ndryshme e duhej kaluar nëpër kulme për t’u takuar pa u vërejtur. Ai i kishte këshilluar Markovic dhe Milosevic pas rënies nga pushteti që të shkojnë në Pozarevac dhe të mbyllen.
“Ma shpjegoi dhe teknikën si takoheshin në ndërtesën në Vracar, nga dy hyrje, një Mira nga tjetri Zoran, por ai për të arritur te ndërtesa duhej të kalonte nëpër disa kulme të rrafshëta” ka thënë për gazetën serbe Kurir politikani serb Branislav Ivkovic.
Ai shtoi se ishte ai që i kishte dërguar letrën e Mirjana Markovic tek Djindjic kur Milosevic u arrestua, duke shtuar se me kryeministrin serb kishte biseduar në Kuvendin serb, në zyrën e Cedomir Jovanovic. Ai pretendon se Djincic i ka thënë asokohe “Bane, unë i luta ata të shkojnë në Pozarevac, të mbyllin dritaret, lëshojnë perdet, të heshtin e të mos dalin askund, se kështu është e vetmja gjasë që do ta kem për t’i shpëtuar. Por ai, jo, ai qëndroi në politikë, më futi gishtin në sy dhe tani unë do t’i bartë problemet e kësaj”.
Ivkovic, që sot është në partinë progresiste serbe të presidentit serb Aleksandar Vucic, në një intervistë për Kurir, pretendoi se Zoran Djindjic, lideri partisë demokratike dhe ish kryeministri i Serbisë, i vrarë më 2003’n në atentat, disa muaj para vrasjes kishte planifikuar formimin e qeverisë së re.
Sipas tij vetëm Djindjic e dinte se kush do të ishte në qeverinë e re të cilën dëshironte ta formonte në fund të marsit apo fillim të prillit të 2003’s, por shtoi se sipas dijenisë së tij, në të duhen të mbeteshin vetëm dy ministra aktual të asaj kohe.
“Djindjic kishte ndryshuar në mënyrë drastike politikën e tij nga qershori në gusht të 2002’s. Asokohe intensivisht kemi nisur bashkëpunimin, ai atë kohë kishte siguruar mbështetje më të madhe për mbrojtjen e Slobodan Milosevic në Hagë, në çdo mënyrë e ndihmonte mbrojtjen e tij, i siguroi ekspertë që i ndihmonin përgatitjen e mbrojtjes, siguroi mbështetjen materiale” pretendoi Ivkovic.
Ai shtoi se ishte pikërisht Markovic kishte përgatitur përjashtimin e tij nga partia socialiste serbe dhe se e kishin përndjekur atë me akuza e padi që të gjitha i kishte fituar./gazetametro.net