Loading…

Politikanit serb nuk i pëlqeu shakaja me të puthura e Vucic për Thaçin e Mogherini

  • 01/11/2019 | 15:06

Politikanit serb nuk i pëlqeu shakaja me të puthura e Vucic për Thaçin e Mogherini

Politikani serb nga Vojvodina i cili njëherësh ka qenë edhe ish-kryetar i Partisë Demokratike në Serbi, Bojan Pajtic, në një intervistë, e ka cilësuar si një gjest jashtëzakonisht të ulët shakanë e presidentit serb, Aleksandar Vucic, transmeton Gazeta Metro.


Shakaja e bërë gjatë darkës së fundit me liderët me krerët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me ndërmjetësim të Federica Mogherini në Bruksel nuk i ka pëlqyer aspak Bojan Pajtic, politikan serb e ish kryetar i partisë demokratike serbe.

Ai për të përditshmen serbe “Danas” e quajti të ulët sjelljen e Vucic ndaj një gruaje.

Vucic në atë takim ku ishin rreth 20 krerë shtetesh nga Ballkani Perëndimor, teksa Mogherini përshëndetej me Hashim Thaçin, ishte dëgjuar teksa i drejtohej në gjuhën serbe presidentit Thaçi, duke i thënë se “Hashim , Federica më shumë ka shumë qejf që të puthet me ty…shih si bëhet se nuk di serbisht”. Presidenti Thaçi e përballoi shakanë me një të qeshur e vërehej se si qeshet edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic.

Sipas Pajtic, ngacmimi publik i çfarëdo gruaje rreth asaj se “dëshiron të puthë” një mashkull, i cili nuk është as burri i saj e as bashkëshort jashtëmartesor është forma më primitive e seksizmit. Kështu ka shkruar Pajtic teksa ka akuzuar Vucic për mizogjini (urrejtje ndaj grave).

Tutje politikani serb spikat faktin se një ofendim i tillë i Vucic erdhi edhe për faktin se ‘viktima’ në këtë rast Federica Mogherini nuk kuptonte gjuhën serbe dhe nuk ishte në gjendje as të mbronte vetveten.

“Fakti që një skandal i tillë mizogjinist u shkaktua nga presidenti i Serbisë flet për atë se sa i padenjë është ky njeri, sa poshtë ka rënë”, ka thënë ndër të tjera Pajtic.

Një gjë vërehet këtu se Pajtic thjeshtë s’ka sens humori. Mund të thuhet se shakaja ishte e ulët, por spikat fakti se ishte shaka. Pajtic ose nuk e di ose shtiret se nuk e kupton kontekstin e ngjarjeve e rrjedhës së tyre deri tani.

Si shefe e diplomacisë europiane për pesë vite, e politikane në Itali një kohë të gjatë, Federica Mogherini ka dëgjuar e shaka më të këqija me siguri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë