Loading…

Politologu kosovar ironizon: Tash ne duhet të pyesim Serbinë se ku duhet të shkojnë forcat speciale brenda Kosovës

  • 29/09/2021 | 20:13

Politologu kosovar ironizon: Tash ne duhet të pyesim Serbinë se ku duhet të shkojnë forcat speciale brenda Kosovës

Politologu, Avdi Smajljaj ka komentuar pikat e marrëveshjes që ka paraqitur sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nga Brukseli, shkruan Gazeta Metro.

Smajljaj me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se sipas pikës së marrëveshjes për tërheqjen e forcave speciale, tash Kosova duhet të diskutojë me Serbinë dhe të merremi vesh me ta.

“Sipas pikës se marrëveshjes për tërheqjen e forcave speciale, tash ne duhet te diskutojmë me Serbinë dhe te merremi vesh me Serbinë, se ku mund te shkojnë forcat speciale brenda Kosovës dhe sa mund te qëndrojnë ato. Hapa prapa. Sfidim i autoritetit dhe sovranitetit te shtetit”, ka shkruar ai.

Përfaqësuesi i palës kosovare në dialog, Besnik Bislimi ka deklaruar sot para mediave se është arritur marrëveshja për targat me palën serbe, mirëpo sipas tij pritet edhe një dakordim final nga ana tyre.

“Kemi pasur disa takime, të gjitha ishin bilaterale, me z. Lajçak, i cili pastaj ka ndërmjetësuar mes palëve. Qëllimi për ne ka qenë i qartë të arrijmë deeskalimin e të ruajmë reciprocitetin me targa. Deri tash kemi arritur te një draft final, që thuajse është dakorduar në tërësi. Ka mbetur vetëm pala serbe të jap dakordimin final. Marrëveshja parasheh tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjidhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave mes vendeve, brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohej nga pikat kufitare”, ka thënë Bislimi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë